E Diel, 1 Nëntor 2026

Më shumë trupa në kufi se sa në Irak dhe Siri, veteranët kundër Trump

Shtetet e Bashkuara do të kenë më shumë trupa ushtarake në kufirin me Meksikën se sa në një nga zonat më të nxehta të luftërave në botë. Presidenti Donald Trump ka urdhëruar vendosjen e më shumë se 5000 ushtarëve në kufirin jugor të vendit, si masë parandaluese për karvanin e emigrantëve që janë nisur nga Amerika Qendrore.

Vendimi është mbrojtur nga disa prej zyrtarëve kryesorë të Pentagonit, por shumë veteranë e kanë cilësuar si një “akrobaci” politike e Presidentit, pak ditë nga zgjedhjet e mes-mandatit.

“Trump mendon se njerëz të paarmatosur që po ia mbathin nga tmerret dhe që janë ende 1000 kilometra larg janë kërcënim kombëtar një javë para zgjedhjeve?”, tha Will Fischer, një ish-marins që tani punon në një organizatë veteranësh të ushtrisë amerikane. “Nuk mendoj kështu. Është një lojë politike dhe ai po përdor sërish ushtrinë në të”.

Vendosja e 5200 trupave nga Garda Kombëtare në kufirin me Meksikën do të ketë një kosto prej qindra miliona dollarësh, shumë më tepër se sa numri i ushtarëve amerikanë që po luftojnë atë që ka mbetur nga ISIS në Irak dhe Siri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

MUND TE LEXONI GJITHASHTU

Trump shuan

Të falësh 6 miliardë dollarë borxhe, e bën Arabia Saudite

Familjarët e Kacifas kërkojnë ekspertizë greke, trupi dërgohet në Tiranë

Infermieri gjerman, vrasësi më i madh serial pas Luftës II Botërore

Moti i çmendur, nëntë të vdekur në Itali

93% e fëmijëve në botë thithin ajër toksik çdo ditë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›