E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani i magjepsur pas “magjistarit” Hernanes

“Regjizori” 24-vjeçar i Sao Paolos preferohet shumë edhe nga Barcelona dhe Interi. Klubi brazilian kërkon për kartonin e tij plot 30 milionë euro, ndërkohë që në merkaton e verës Milani i kishte të gjitha mundësitë për ta “rrëmbyer” për shifrën e 10 milionë eurove.

Ditët e fundit spanjollët e Barcelonës ofruan 15 milionë euro për Hernanesin, por Sao Paolo e ktheu mbrapsht këtë kërkesë. Milani mund të shfrytëzojë vetë Leonardon për t’u futur në negociata, pasi tekniku brazilian ka arritur më parë të sjellë edhe Kakanë në Itali.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›