Milani interesohet për qendërmbrojtësin e Bokës, Munoz
Milano - Milani është i impenjuar në tregun e Amerikës Latine për të marrë një qendërmbrojtës. Pas interesimit të vazhdueshëm për Tiago Silvën, kuqezinjtë po shohin edhe alternativën e mbrojtësit të Boka Xhuniorsit, Ezekuiel Munoz.
Për të biseduar rreth kalimit të lojtarit në kontinentin e vjetër, Ariedo Braida ka bisduar me menaxherin e tij, Marselo Simonian. Argjentinasi i lindur në vitin ’90 mund të kalojë që në merkaton e janarit tek skuadra kuqezi.
Menaxheri i lojtarit shprehet: “Mundësia e kalimit të tij në Milano është shumë e madhe. Ndoshta mund të ndodhë edhe në muajin janar”.
Milani është duke vuajtur aktualisht në repartin e mbrojtjes, pasi Nesta ndodhet i dëmtuar, dhe e ardhmja e tij është në dyshim.