Reali mbyll dyert për Krespon, alternativë është Tevezi dhe Huntelar
Madrid - Reali i Madridit vazhdon të kërkojë për sulmuesin zëvëndësues të Van Nilsteroit, i cili mund ta konsiderojë të mbyllur këtë sezon. Sipas mediave spanjolle pista e Krespos mund të konsiderohet e mbyllur, pasi drejtuesit janë duke u interesuar për të tjerë sulmues. Në shenjestrën e kampionëve të Spanjes qendron Tevez dhe Huntelar.
Sipas të përditshmes Marka emri i parë në listën e Petrg Mijatoviçit është sulmuesi i Ajaksit, Huntelar. Kampionët hasin vështirësi në gadishmërinë e Ajaksit për ta lëshuar futbollistin e tyre në merkaton e janarit. Për kalimin e tij në Madrid është dakort edhe vetë presidenti i Realit, Kalderon.
Pista tjetër për të cilën përflitet në mediat spanjolle është ajo e Karlos Tevezit tek Mançesteri. Vetë lojtari nuk është i kënaqur me trajtimin që po i bëhet nga Sir Aleks Fergusoni që pas ardhjes në ekip të bullgarit, Dimitar Berbatov. Kalimin tek skuadra merenguez, argjentinasi do ta priste me një kënaqësi të madhe.