Milani ka zgjedhur Drogbane
Tabloid britanik "News of the world" ka bere te ditur se Milani i ka vene syrin Didier Drogbase. Sipas gazetes, kjo ceshtje mund te mbyllet qe ne janar, gjithmone nese Milani eshte i gatshem te zbraze nga arka e vet 23 milione sterlinat e nevojshme per te mberritur tek kartoni i lojtarit, qe nga ana e tij ka dhene aprovimin per kete operacion. Celsi nga ana tjeter duket se e ka gjetur zevendesuesin: behet fjale per Nikolas Anelkan, bomberi i Boltonit, i vleresuar me 10 milione sterlina. Ne qershor mund te vije nga Valencia edhe sulmuesi David Villa (i kerkuar edhe nga Totenhem), i cili ka shprehur deshiren te largohet nga Spanja, per te provuar nje eksperience te re ne Angli. Sipas "Dailly Mirror", ky afat mund te konkretizohet me 20 milione sterlina. Por te kthehemi per nje cast tek Drogba. "News of the world" ka theksuar se sulmuesi i Celsit eshte i lumtur nga operacioni i merkatos, duke bere te ditur se Hoze Murinjo ka shume mundesi te zevendesoje Karlo Ancelotin ne qershor. Drogba do te zevendesoje Ronaldon qe, sipas medias braziliane "O'Globo", mund te kthehet ne Brazil, ashtu si edhe patrioti i tij, Adriano, per te luajtur me bluzen e Flamengos. Fenomeni mund te veshe keshtu bluzen e ekipit me me shume tifoze ne bote. Ai do te jete i gatshem edhe te pergjysmoje te ardhurat e tij, qe aktualisht perfiton nga Milani.