E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinjo sulmohet nga tifozet

Spekulimet per nje largim te mundshem te Ronaldinjos nga Barcelona kane arritur kulmin. Pakenaqesia e tifozeve katalanas ndaj brazilianit eshte e dukshme dhe zhurma per nje transferim te tij eshte ne rritje. Barcelona humbi te dielen "El Classiko"-n me Realin e Madridit dhe Ronaldino u konsiderua si nje nga fajtoret. Kritikat ne adresen e tij ishin te shumta, teksa edhe nje grup ultrasish e sulmuan ashper ate ne aeroporti e Barcelones "El Prat". Pistat me te perfolura per nje stacion te ri te Ronaldinjos jane ato te Milanit dhe Celsit. Te merkuren do te organizohet edhe nje ndeshje bamiresie, "Miqte e Ronaldinjos", ku perballe skuadres se zgjedhur nga braziliani do te jete ajo e Lionel Mesit. Gazeta italiane "Gazzetta dello Sport" riperserit premtimin e presidentit te Milanit, Silvio Berluskoni, per ta sjelle brazilianin me cdo cmim ne "San Siro".
Ronaldinjo: "Mesi eshte nje vella i vogel per mua"
Gjate nje interviste per gazeten sportive argjentinase "Ole", Ronaldinjo pergezoi shokun e tij te ekipit tek Barcelona, Lionel Mesin, per arritjet e tij, duke e konsideruar si nje vella te vogel te tij. Lionel Mesi u zgjodh lojtari i dyte me i mire ne bote pas Kakase, dhe Ronaldinjo u shpreh shume i gezuar per kete. "Perpara shout une urova atij fat!", u shpreh ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›