E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani mbërrin në Tiranë më 12 maj

Tiranë - Yjet e Milanit do të vijnë për të dytën herë në vendin tonë më 12 maj për t’u ndeshur këtë radhë me përfaqëesuesen shqiptare. Lajmi bëhet i ditur nga mediat, të cilat thonë se në përbërjen e përfaqësueses do të jenë emrat më të spikatur të Super Ligës.

Takimi i 12 majit do të jetë i pari për trajnerin e përfaqësueses, emri i të cilit nuk është vendosur ende. Kjo do të jetë një ndeshje luksi për të, pasi përballë do të ketë gjigandët e futbollit botëror, siç janë: Kaka, Ronaldinjo, Bekam, Pato, Maldini, etj.

Skuadra e Milanit ishte e pranishme në Shqipëri edhe në datë 16 tetor 2008, ku u përball me skuadrën e Tiranës, ndeshje e cila u fitua nga këta të fundit me rezultatin 2-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›