E Diel, 1 Nëntor 2026

Milani me Militon: Shërohu kampion

Skuadra e Milanit ka lënë anash rivalitetin me Interin për tu solidarizuar me sulmuesin e Interin Diego Milito. Sulmuesi argjentinas dje ka këputur ligamentet në ndeshjen ndaj Cluj, gjë që e ka prekur edhe Milanin.

"Gjithë Milani është thellësisht i mërzitur për dëmtimin e rëndë dhe i qëndron pranë kampionit të madh Diego Milito, kundërshtar i mrekullueshëm në shumë sfida dhe i uron të rikthehet sa më shpejt në fushë", thuhet në mesazhin e Milan./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›