UEFA kontrolloi 10-të lojtarë të Barcelonës!

Zyrtarë të UEFA-s sot kanë befasuar me prezencën e tyre në stërvitjet e Barcelonës. Zyrtarët e lartë së bashku me stafin mjekësor sot kanë vizituar Barcelonën ku u janë bërë kontrolla dopingu dhjetë lojtarëve të kësaj skuadre.
Valdés, Alba, Alexis, Thiago, Cesc, Mascherano, Bartra, Busquets, Pedro dhe Song është dashur të bëjnë testet e urinës për testet e dopingut.
Kjo vizitë e tyre vije pak ditë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve me Milanin.
UEFA kohëve të fundit ka befasuar disa skuadra me të tilla teste pas dyshimeve që në skuadra të mëdha lojtarët janë të dopinguar./Indeksonline/