E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani mendon të largojë Huntelaarin

Njoftohet se Milani do të largojë sulmuesin Klaas-Jan Huntelaar në afatin kalimtar të janarit.
Sipas "Il Corriere Dello Sport" drejtorët e klubit kanë vendosur ta largojnë holandezin, duke qenë se ai ka zhgënjyer në San Siro. I njëjti burim pohon se Rossonerët dëshirojnë ta sjellin në skuadër ish-sulmuesin e Interit, Adriano.
Ndërkohë që Huntelaar mund të shfrytëzohet si pjesë e kontratës për të sjellë në San Siro lojtarin e Tottenhamit, Roman Pavlyuchenko.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›