E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA publikon koefiçentët e ekipeve për Evropianin 2012

UEFA ka publikuar renditjen e përkohshme të ekipeve përfaqësuese në bazë të koefiçientit. Ky i fundit është mjaft i rëndësishem për vendndodhjen e skuadrave në vazot e shortit të Euro 2012, që do të zhvillohet më 7 shkurt 2010 në Varshavë. Klasifikimi nuk është përfundimtar, duke qenë se në zonën europiane pjesa më e madhe e skuadrave kanë ende ndeshje për të luajtur në eliminatoret e Botërorit 2010. Rezultatet që do të arrihen në këto sfida janë vendimtare për renditjen finale.
Në këtë renditje Shqipëria ndodhet në vendin e 36-të me 18,681, që shtë vendi i fundit në vazon e katërt. Por, Kombëtarja e drejtuar nga Josip Kuzhe duhet të luftojë ende për të siguruar vazon nr. 4 në shortin për eliminatoret e Kampionatit Europian 2012.
Një vend poshtë Shqipërisë renditet Qipro që ka 18,181 pikë. Në rast se Qipro mposhtet sot nga Bullgaria në sfidën e vlefshme për grupin 8 të eleminatoreve të kampionatit botëror "Afrika e Jugut 2010", atëherë Shqipëria siguron automatikisht vendin në vazon e katërt.
Gjithsesi në sfidën e së mërkurës përballë Suedisë, kuqezinjtë e drejtuar nga Josip Kuzhe duhet të bëjnë sforcon e fundit për hapin cilësor të pretenduar prej disa edicionesh, ngjitjen një vazo më lart.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›