Polonia ratifikon traktatin e Lisbonës

Presidenti i Polonisë Lech Kaczynski nënshkroi Traktatin për reformën e Bashkimit Evropian, duke bërë që Republika Çeke të mbetet pengesa e fundit për traktatin.
Nënshkrimi u bë në një ceremoni ku mori pjesë Presidenti i Komisionit Evropian Hose Manuel Barroso.
Por Presidenti çek Vaclav Klaus po bën më shumë rezistencë për traktatin e reformës.
Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian thotë se zoti Klaus do që të shtohet një shënim prej dy fjalish tek një pjesë e kartës që ka të bëjë me të drejtat e njeriut para se të nënshkruajë. Përmbajtja e shënimit të sugjeruar nuk ishte menjëherë e qartë.
Ministri i jashtëm francez Bernard Kushner e hodhi menjëherë poshtë idenë.
Zoti Klaus është shprehur skepticik për dokumentin, dhe ndikimin e tij mbi sovranitetin e Republikës Çeke.
Traktati hyn në fuqi pas ratifikimit nga 27 vendet e BE-së.