Milani mund të huazojë sulmuesin Zllatan Ibrahimoviç
"Il Corriere dello Sport" njofton se agjenti i suedezit, Mino Rajola po shikon alternativat e mundshme pasi mundësitë e klientit te tij për një vend në formacion janë zvogëluar ndjeshëm pas mbërritjes së David Viles në “Kamp Nou”.
Ndërsa një raport i "Sport.es", të mërkurën njoftonte se ish-Interisti ka arritur një marrëveshje sekrete me presidentin e Milanit, Berluskoni.
Barcelona kërkon 40 milionë euro për transferimin, por Milani e ka bërë të qartë se nuk është gati të bëjë një shpenzim të tillë, edhe pse është i mendimit se do të ishte një investim i denjë.
Duke marrë parasysh këtë, Galiani pëlqen opsionin e huazimit me një kontratë një-vjeçare me opsionin për ta transferuar komplet më pas.