Sporti i lashtë japonez me skandale të shumta

Tokyo, 4 gusht - Perandori japonez Akihito i ka dhënë mbështetje sportit të prekur nga skandali sumo, duke ofruar përkrahjen e tij nëpërmjet një letre nisur mjeshtrit mongol, Hakuho. Perandori ka uruar Hakuhon që muajin e kaluar u bë mundësi i parë që fitoi tre turne rresht me rekord perfekt prej 15 fitoreve pa asnjë humbje. Hakuho është me gradë "yokozuna", që është grada më e lartë në sportin e sumos.
Kampioni i madh mongol po ashtu ka rritur serinë e fitoreve në 47 sosh - shifra e tretë më e madhe që është parë ndonjëherë në histori të sportit të lashtë japonez.
Sporti i sumos ishte goditur nga skandali i basteve në vitet e fundit, ku ishin përfshirë grupet kriminale në Japoni.
"Me gjithë situatën e vështirë t'i ke luftuar me përkushtim të madh dhe po ashtu ka thyer rekordin e fitoreve të Taihos duke u ngjitur në pozitën e tretë në listën për fitore të njëpasnjëshme. Unë lutem për suksesin tënd të vazhdueshëm", i ka shkruar në letër perandori mundësit mongol Hakuho.
"Me gjithë skandalin e basteve, ndjenjat e Perandorit për sportin nacional mbesin të njëjta. Perandori i përkrah mundësit që luftojnë seriozisht", thuhet nga agjencia qeveritare e Japonisë.
Mongolezi Hakuho është ndjerë i privilegjuar që ka marrë përkrahje dhe lëvdata nga perandori japonez.
"Nuk ka asgjë më shpërblyese se kjo. është një nder i madh", ka thënë Hakuho.
Fjalët inkurajuese të perandorit janë të mirëseardhura për sportin në këtë kohë, pasi që kampioni Kotomitsuki u përjashtua nga sporti, për shkak të basteve në ndeshje të bejsbollit në zinxhirin e udhëhequr nga sindikata e krimeve të basteve në Japoni e njohur si "Yakuza".
34-vjeçari Kotomitsuki ishte "ozeki" i parë - grada e dytë më e lartë në sumo pas yokozunas - që ka pësuar poshtërimin e përjashtimit.
Qeveria e Japonisë u ka bërë presion të gjitha autoriteteve të sumos që të ndërpresin gjitha lidhjet me grupet e organizuara të krimit.
Më shumë se 60 mundës pranuan se kanë vënë baste në skandalin e fundit që e goditi këtë sport, origjina e të cilit daton qysh në kohën mitologjike të Japonisë. Imazhi i sumos është zbehur në vitet e fundit pas skandaleve të shumta të drogave, alokooleve dhe basteve.
Më herët njeriu më i madh në këtë sport, mongoli Asashoryu, u tërhoq pasi që u akuzua se i kishte thyer hundën një personi, ndërsa ishte dehur në një klub të natës në Tokyo.
Sipas rregullave, një mundës kur i futet jetës si profesionist në sportin e sumos, duhet të ndjek disa parime. Federata e Sumos i dikton disa nga rregullat e jetës private. Ndër të tjera, ata detyrohen të rrisin edhe flokët, ndërsa u caktohet po ashtu se çfarë ushqimi të hanë. Mundësit e sumos jetojnë kryesisht nga 60 deri në 65 vjet, që është për 10 vjet më pak se jetëgjatësia mesatare e një mashkulli japonez. Mesatarja e një mundësi të sumos është 180 centimetra. Po ashtu sportistët paguhen rregullisht dhe mjaft mirë. Për gradën në të lartë të sumos "yokozuna" paga mujore mbërrin në 30.500 dollarë amerikan.