E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani, mundësi për t’u rikthyer i dyti

Lajme të mira dhe të këqija në të njëjtën kohë për trajnerin Leonardo. Rikthehet Pato (edhe pse nuk mund të jetë në fushë që nga minuta e parë), por mungon Borielo i dëmtuar. Ronaldinjo do të ketë një vend në formacionin që do ta fillojë ndeshjen, së bashku me Huntelarin. Mansini do të plotësojë trekëndëshin e sulmit.Dejvid Bekam do të jetë në stol, kurse Sedorf nuk është i disponueshëm. Kurse sulmi i Udinezes do të jetë i përbërë nga Floro Flores në qendër, Sançez në të djathtë dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit italian, Di Natale, në krahun e majtë. Aktualisht Milani ndodhet në vendin e tretë në renditje (dy pikë më pak se Roma) dhe ka një ndeshje të prapambetur për të luajtur ndaj Fiorentinës në transfertë.Milan – Udineze, formacionet e mundshme:Milan (4-3-3): Abbiati; Bonera, Nesta, Thiago Silva, Favalli; Gattuso, Pirlo, Ambrosini; Mancini, Huntelaar, Ronaldinho. (Dida, Abate, Jankulovski, Beckham, Flamini, Inzaghi, Pato). Trajner: LeonardoUdinese (4-3-3): Handanovic; Isla, Coda, Zapata, Lukovic; Inler, Sammarco, Asamoah; Sanchez, Floro Flores, Di Natale. (Belardi, Pasquale, Cuadrado, Lodi, Badu, Geijo, Pepe). Trajner: De Biasi                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›