Tirana i gëzohet dëborës mëngjesin e sotëm
Fjollat e bardha të borës kanë nisur rreth orës 09:00 pas një shiu të ftohtë dhe erdhën duke u shumuar, ku kanë filluar të zbardhin edhe disa kodra përreth Tiranës.Dëbora jështe një fenomen i rrallë për Tiranën këto vitet e fundit, dhe banorët kanë dalë në rrugë për t’iu gëzuar kësaj mysafireje. Reshjet e mëparshme të shiut e bëjnë thuajse të pamundur mbulimin e kryeqytetit nga bardhësia, por gjithsesi, bora mund ta shoqërojë mjaft bukur takimin mes kryeministrit Berisha dhe kreut të opozitës Rama, i parashikuar të zhvillohet në orën 11:00 me ndërmjetësimin e Presidentit Topi.