E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ekipi shqiptar i Eurovizionit dha maksimumin"

"Ekipi shqiptar i Eurovizionit dha maksimumin që meritonte gjithë kombi ynë. Energjia, pasioni dhe gjithë emocioni i dhënë në ato 3 minuta që dolën nga ne, nuk ishin të mjaftueshme për t'u kualifikuar në natën finale".

Ky ka qenë statusi i postuar në rrjetin social "Facebook", nga njëri prej këngëtarëve që përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, që fatkeqësisht la këtë vit Shqiperine jashtë finales.

"Nuk dua t'u futem detajeve se pse ndodhi kjo gjë, - shton Lulgjuraj, - por është një çështje që s'na takon ne artistëve. Por ju siguroj, jemi shumë krenarë me suportin që na keni dhënë. Në emrin tim dhe të gjithë ekipit, dua t'ju falënderoj. Po ashtu dua të falënderoj shumë kolegët dhe miqtë tanë, që pa rezerva na dhanë kurajë, para, gjatë dhe pas performancës, në krye me Elton Dedën", transmeton BW te jete shprehur ai. Më tej, ai falënderon në gjuhën angleze për komentet e mira që iu bënë këngës, duke u shprehur se fatkeqësisht, kjo këngë (Identitet) nuk bëri histori në Eurovizion.

Sa i takon pjesëmarrjes së këtij viti, Rona Nishliu, këngëtarja nga Mitrovica që vitin e kaluar zuri vendin e pestë në këtë konkurs europian, ka deklaruar se "në mesin e këngëve që arritën të futeshin në finale, padyshim që kishte vend edhe për Shqipërinë", duke dhënë kështu mbështetjen e saj për djemtë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›