"BB6, të gjithë të shtirur"

Ermal Merdani, tashmë i ka hyrë politikës dhe po përjeton ethet parazgjedhore të 23 qershorit. E, si një finalist i “BB5”, në pozicionin e opinionistit të kësaj loje që e ka provuar dhe vetë, ka komentuar për lojën e banorëve të “BB6” dhe cilët janë finalistët sipas tij.
“Është normale që tani loja ka hyrë në një fazë të nxehtë, sepse kanë mbetur dhe pak javë nga finalja. Secili tani po kalkulon të gjitha veprimet që ka bërë gjatë këtyre javëve dhe po fillon të luftojë fort, dikush mirë, dikush me strategji të pistë. Pra, është lojë e, si e tillë, të gjitha priten”,ka thenë ai për mediat shqiptare.
“Të gjithë më duken të shtirur në lojë, për vetë faktin që kanë hyrë me sekrete. Ky fakt do të thotë që ata janë përgatitur që nga jashtë për atë çfarë do të bëjnë në shtëpi, duke e rregulluar dhe me situatat që do krijohen aty Brenda,” shprehet Ermali, duke shtuar:
“Për të fituar s’e di, sepse është surprizë, gjithsesi mendoj që këtë vit “Big Brother-in” do e fitojë një femër.” /Indeksonline/