E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani në ankth për Paton

Vetë klubi kuqezi, me anë të një komunikimi zyrtar në faqen e internetit, ka shpjeguar situatën e dëmtimeve tre ditë para sfidës së madhe me Juventusin. “Pato ka një enjtje në kofshën e djathtë dhe gjendja e tij do të ndiqet në ditët në vazhdim”, thuhet në deklaratën e klubit.Megjithatë, të sigurta janë mungesat e Sedorfit dhe Zambrotës. Për të dy është parashikuar një mungesë rreth dy javore. Kështu, Leonardo me shumë mundësi do të hedhë në fushën e lojës të njëjtin formacion me të cilin fitoi mbrëmë 5-2 me Xhenovan në “San Siro”.                                                                                               

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›