E Diel, 1 Nëntor 2026

KESH: Të dhënat për tre HEC-e deri në orën 09:00

Sipas të dhënave të grumbulluara në orën 09:00 të ditës së sotme, prurjet në Fierzë janë 1200 m3/sek, ndërkohë që derdhen  1116 m3/sek . Niveli i Fierzës gjatë ditës së sotme 292.53 metra, ndërkohë që kapaciteti maksimal është 296 metra. Për sa i përket Komanit, prurjet janë 530 m3/sek, ndërkohë që derdhjet 1960 m3/sek.  Në këtë HEC, niveli i ujit ka arritur në 172 metra e 85 cm, ndërsa kapaciteti maksimal është 175 metra. Pryrjet në hidrocentralin e Vaut të Dejës sot janë 280 m3/sek, ndërkohë që shkarkimet janë 2300 m3/sek. Niveli maksimal i këtij liqeni është 76 metra, ndërkohë që deri më tani kuota maksimale e mbushur me ujë është 74.84 metra. Në të tre hidrocentralet vihet re një ulje e lehtë e prurjeve ujore, ndërkohë që shkarkimet vazhdojnë normalisht.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›