Mozli: Falja e Briatores, çmenduri
Ish-numri një i Federatës së Automobilizmit ishte armiku kryesor i Flavio Briatores. Mozli ishte ai që kërkoi hetimin dhe u përpoq me çdo kusht të vërtetojë fajësinë e menaxherit italian. Tashmë që FIA drejtohet nga Zhan Todt, Maks Mozli pret që qeveria botërore e automobilizmit të mos dorëzohet para këtij mashtrimi, që sipas tij, është organizuar nga Briatore.“Nuk mund të mbyllim sytë para episodeve të tillë. Nëse do të ndodhë kjo, atëherë besueshmëria e Formula 1 merr fund. Jo vetëm që veprimi i Briatores është i pandershëm, por gjithashtu u rrezikuan edhe jetë njerëzish”, u shpreh Mozli për “The Times”.