Milani nje histori fitoresh te thella ne Europe
Janë plot 47 ndeshje kur kjo skuadër e madhe ka shënuar katër ose më shumë gola në Europë. Bëhet fjalë për Milanin, emrin që është kthyer si magnet pas fitores 4-0 ndaj Arsenalit në “San Siro”, por që nuk habit ata që e njohin mirë historinë e klubit italian.
Kuqezinjtë janë një nga themeluesit e kupave të Europës, skuadër që ngjan shumë me Realin e Madridit dhe jo më kot e ka fituar 7 herë kupën e kampionëve, atë që sot njihet me emrin Champions.
Në 362 ndeshje gjithsej, përfshi edhe ato në Superkupën e Europës apo Kupën e Botës për klubet, janë pra 47 ku janë shënuar 4 e më shumë gola.
Disa prej skuadrave më të mëdha të botës kanë qenë përballë Milanin në këto ndeshje historike. Mançester Junajtid, pas tragjedisë së Mynihut, Anderlehti, Ajaksi, Dortmundi, Bajerni, Reali i Madridit, Barcelona.
Mbahet mend 5 golat ndaj Realit në gjysmëfinalen e 1989-ës, kur kuqezinjtë fituan edhe finalen 4-0 ndaj Steauas së Bukureshtit. Barcelona u mposht 4-0 në finalen e Champions-it më 1994, ndërsa Bajerni në vitet 2000.
Habia më e madhe për fitoren e thellë arritur ndaj skuadrës së Arsen Vengerit shkaktohet më shumë nga fakti se Milani kishte kohë që nuk shfaqej me këtë fytyrë, ndoshta që nga fitorja 4-1 ndaj Deportivos më 2004, kohë kur edhe u eleminua.