E Diel, 1 Nëntor 2026

Milani nuk do ta kete sulmuesin Pacini ndaj Barcelones ne Champions

Xhampaolo Pacini nuk do të jetë në fushë për Milanin ndaj Barcelonës në Champions. Dëmtimi ndaj Xhenoas doli më i rëndë sesa pritej dhe trajneri Alegri do të duhet të bëjë pa njërin nga lojtarët më të mirë të momentit.
Futbollisti arriti të shënojë në stadiumin “Marasi” ndonëse ishte dëmtuar pak çaste më parë, por më tej nuk mundi të vazhdonte. 
Në “Kamp Nou” të martën në mbrëmje nuk do të jetë as Mario Baloteli, i pamundur për të luajtur për shkak se është aktivizuar në fazën e grupeve në Champions këtë sezon në radhët e Mançester Sitit.
Italianët duhet të mbrojnë avantazhin 2-0 siguruar në ndeshjen e parë të të tetave të finaleve në “San Siro”, përballje ku Pacini shënoi golin e dytë.
Në repartin ofensiv pritet të jetë vetëm Stefan El Sharaui, ndërsa të paktën Alegri mund të llogarisë mbrojtësin Filip Mekses, i cili u grumbullua për në Spanjë pavarësisht se edhe ai u dëmtua në takimin e së premtes në Serinë A.
Kuqezinjtë, papritur, janë kthyer të fortë në Europë dhe po ashtu janë favoritë për t’u kualifikuar për në Champions edhe sezonin e ardhshëm, diçka që dukej e pamundur vetëm pak javë më parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›