E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo në Azi, shkon në Arabi e Indonezi

Cristiano Ronaldo sot ka marrë rrugë për në kontinentin e Azisë, për të qenë në dy shtete të mëdha të këtij kontinenti.

Ronaldo ka nënshkruar marrëveshje sponzorizuese me një kompani të njohur telefonike në Arabi. Ronaldo sot është fotografuar me njërin ngë zyrtarët e lartë Ahmed Gratha me të cilin kanë zyrtarizuar marrëveshjen sponzorizuese.

Ronaldo do të jetë edhe në Indonezi ku do të bëhet ambasador i vendit për ruajtjen e florës dhe faunës në këtë vend.

Ronaldo ka thënë se është i vetëdijshëm që ky vend ka pasoja të mëdha nga tërmeti dhe kjo do të jetë një mënyrë e mirë për të ndihmuar ruajtjen e ambientit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›