Pique: Tito na ndihmo

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka kërkuar ndihmë nga Tito Vilanova për ndeshjen e nesërme ndaj Milanit. Ylli spanjoll tha se 90 mijë tifozët në stadium dhe Tito Vilanova nga SHBA mund të ndihmojnë kualifikimin e Barcelonës.
"Na nevojitet përkrahja e 90 mijë tifozëve nesër në "Cam Nou" për të kaluar tutje. Do të jetë e vështirë përball një skuadre si Milani, por jo e pamundur. Në këtë ndeshje na duhet ndihma e Tito Vilanovës. Nuk është e rëndësishme a luajmë 4-3-3, apo 3-4-3 sepse trajneri e di më mirë. Mendoj se kemi skuadër për të përmbysur gjithçka" deklaroj Pique./Indeksonline/