E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani nuk i mbajti premtimet

Sulmuesi i Sevillës, Luis Fabiano ka kritikuar Milanin pasi klubi italian nuk paraqiti ofertë për të gjatë kësaj vere, edhe pse kishin paralajmëruar një gjë të tillë.

29-vjeçari ka theksuar se do të mbetet në Sevilla, pasi Milan bëri të qartë se nuk do të konkretizojë interesimin për reprezentuesin brazilian.

“Në realitet askush nuk më kërkoi. E kam përjashtuar Milanin nga viti i kaluar, kur kishte vetëm kontakt. Nuk kam llogaritur në ta, sepse ata bënë premtime të cilat nuk i realizuan”, tha Fabiano.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›