E Diel, 1 Nëntor 2026

Real Madridi, Mourinho: Kaka, i rëndësishëm për skuadrën

Trajneri i Realit te Madridit Jose Mourinho i ka dhene fund te gjitha spekulimeve ne lidhje me te ardhmen e brazilianit Rikardo Kaka, duke bere te ditur se ai eshte i rendesishem per skuadren e tij. Kaka vazhdon te jete ne qender te zerave te merkatos, ku flitet per nje largim te mundshem te tij nga skuadra madrilene me destinacion kampionatin anglez. Por te gjitha keto jane mohuar nga Mourinhjo, i cili eshte shprehur se beson te kualiteti i futbollistit brazilian.

Rikardo Kaka u transferua me shume buje sezonin e shkuar te Reali i Madridit, por i kushtezuar nga demtimet e shumta nuk arriti te tregonte formen e tij me te mire. Po ashtu, me ardhjen e Mourinhos ne krye te pankines madrilene, mediat spanjolle vazhdojne te flasin per nje largim te mundshem te brazilianit. Por kjo eshte mohuar nga trajneri portugez, i cili per te perditeshmen “Marca” ka thene se Rikardo Kaka eshte i rendesishem dhe se ai do ta ndihmoje ate te rikuperohet plotësisht, per t’i rikthyer ne nje nga futbollistet me te mire te botes. Me kete deklarate, Mourinho duket se ka shuar cdo mundesi qe futbollisti i kombëtares se Brazilit te largohet nga Reali i Madridit. Gjate gjithe kësaj periudhe, eshte folur se destinacioni i Rikardo Kaka ishte Premier Liga angleze, me sakte Manchester City ose Cheslea, ku do te ngjente ish-trajnerin e tij te Milani Carlo Anchelotti.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›