E Diel, 1 Nëntor 2026

Milani shkurton diferencen me Interin, vendos Super Ronaldinjo

Interi barazoi me veshtiresi te shtunen ne Bari dhe Milani fitoi thelle nje dite me vone, duke shkurtuar diferencen ne krye te klasifikimit. Milani ndodhet gjashte pike pas zikalterve te Murinjos dhe eshte rreshtuar ne kete menyre ne gare per te fituar titulli kampion ne Seria A. Me nje triplete te Ronaldinjos dhe me nje gol te Borrielos, Milani triumfoi 4-0 ne "San Siro" ndaj Sienes dhe ka mundur te ngushtoje diferencen e pikeve ne gjashte, me kryesuesit e Interit. Nje ndeshje e lehte per kuqezinjte e Leonardos, pas daljes me karton te kuq te Curkit, ne '12. Formacioni toskan e pati teper te veshtire me tej qe te arrinte nje rezultat pozitiv, perballe Milanit qe nuk di te ndalet, me nje super Ronaldinjo ne forme. Braziliani shenoi tre gola dhe nje e realizoi Borrielo. Luka Toni kthehet me gol ne Seria A, teksa shenon per ekipin e Romes, ne fitoren e paster te kryeqytetasve, 3-0, ndaj Xhenoas. Ish-sulmuesi i Bajernit te Mynihut realizoi ndaj Xhenoas, menjehere pas rikthimit ne Seria A. Me kete sukses verdhekuqte e Ranierit jane ngjitur ne vend te trete te Seria A, duke shkuar ne kuoten e 35 pikeve dhe parakaluar ne kete menyre Juven. Fiorentina eshte mundur ne shtepi me ekipin e Bolonjes. Formacioni i Kolombes realizoi dy gola ne pjesen e pare, me autore Giminesh dhe Di Vaio. Fiorentina dha shprese pwr tw marrw njw rezultat pozitiv me fillimin e pjeses se dyte, kur realizoi Adrian Mutu golin e parw, por nuk arriti dot qe te shmangte humbjen. Sfida e Tardinit mes Parmes dhe Udinezes perfundoi ne barazim pa gola. Perfundon ne barazim 1-1 edhe ndeshja mes Sampdorias dhe Katanias. Atalanta korri nje fitore te madhe ndaj Lacios. Per Atalanten shenoi ish-lojtari i Lacios, Flokari. Doni ishte autor i nje dopiete, ne kete ndeshje duke siguruar triumfin e vendasve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›