E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani bind per objektivin, llogari edhe tre perforcime

Drejtuesit e Partizanit po mendojne edhe dy tre perforcime, ne mesfushe dhe mbrojtje per te kompletuar ekipin, ne prag te fillimit te fazes se dyte te kampionatit. Kryeqytetasit, qe rane ne nje kategori me poshte, me ndryshimet qe i pesuan pas fazes se pare kane afruar nje sere futbollistesh dhe po zhvillojne disa miqesore, per te pare nivelin e lojes se skuadres, para se te filloja gara e pjeses se dyte. Keshtu, Partizani luajti gjate dites se djeshme nje ndeshje miqesore dhe nuk ka mundur te marre me shume se nje barazim 2-2, ndaj Turbines. Dje te kuqte kane zhvilluar ne kompleksin stervitor te Kamzes nje ndeshje pozitive, pavaresisht barazimit dhe vlen te permendet loja e mire e sulmit. Partizani shenoi ne fillim me te rikthyerin Capo, por mysafiret barazuan dhe perseriten te njejten gje edhe kur kryeqytetasit shenuan golin e dyte me ane te Bunes. Per Partizanin kjo ndeshja ishte nje test dhe me lojen e zhvilluar te kuqte bindes deri diku, per te permbushur objektivin final, ne fund te sezonit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›