E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani titull, entuziast pas rikthimit

Aranit Muraci
Edmond Kapllani debutoi me fanellen e Koblencit, duke shenuar nje rezultat pozitiv 2-2, edhe pse skuadra e tij nuk arriti dot qe te fitonte ne fund te ndeshjes ndaj nje rivali direkt per te mbijetuar ne Bundesligen e dyte gjermane. Megjithate, sulmuesi durrsak fiton vendin e titullarit, pasi qendroi nje viti e gjysme ne stol. Ai nuk ka qene i preferuar ne sulmin e Karlsruhes kur kjo skuader ndodhej nje vit me pare ne Bundesligen e pare. Gjithashtu, sulmuesi kuqezi nuk mundi qe te luante asnje ndeshje, pas kalimit te Augsburgu ne pjesen e pare te ketij sezoni. Pas nje periudhe te veshtire ne karrieren e tij, kur ka arritur kulmin dhe pretendon se mund te jape me shume, 26 vjecari rikthehet me ne fund ne formacionin e pare, pas bashkimit me Koblencin. Me kete skuader Kapllani vendosi qe te kalonte nje jave me pare, me ndermjetesimin e Ervin Skeles. Me aktivizimin e djeshme sulmuesi i kombetares sone beson se i ka dhene fund periudhes se veshtire, duke rrezikuar ne disa raste edhe ekipin kombetar, por megjithate shprehet i bindur se me Koblencin ka gjetur veten e tij. Ai ka luajtur titullar per rreth 60 minuta dhe ka rrezikuar disa here porten e miqve. Paralajmerimi i Kapllanit eshte i tille, se shume shpejt do te gjeje veten, pas besimit te trajnerit te Koblencit, per te shenuar edhe gola te rendesishem. - "Dua te fitoj besimin e trajnerit dhe te ekipit, pasi potenciali im dihet, pas eksperiences ne Gjermani," - thote Kapllani. Sulmuesi kuqezi nuk mundi dot qe te realizoje gol ndaj Munih 1860, ne ndeshjen e pare, por ka mundur qe te zere vendin e nje shqiptari tjeter ne repartin e sulmit. Njazi Kuqi, qe mban nenshtetesine e Finlandes eshte lene ne stol nga trajneri Rapolder dhe ne '62 ai ka zevendesuar sulmuesin Kapllani. Ne radhet e Koblencit luajne disa lojtare shqiptare dhe fantazisti kuqezi, Ervin Skela konsiderohet nje nder lojtaret me te rendesishem ne skuader. Skela eshte duke kaluar nje demtim te lehte dhe per kete arsye nuk luajti shume minuta ne fund te ndeshjes. Me barazimin e fundit, Koblenc ka grumbulluar 14 pike gjithsej dhe ndodhet ne zonen e ftohte, te renies ne nje kategori me poshte. Por trajneri dhe klubi i bundesliges se dyte gjermane me perforcimet e fundit, ku permenden kryesisht emrat shqiptare, si Skela dhe Kapllani, shpresojne ne mbijetesen e ekipit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›