E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani, shumë pranëblerjes së Robinjosnga Siti

LONDER- Pas blerjes së Zllatan Ibrahimoviç nga Barcelona, Milani kërkon të marrë një tjetër sulmues të madh dhe drejtuesit kuqezi janë shumë pranë brazilianit Robinjo. Në Angli ka shkuar prokuratori Mino Raiola, që ka marrë përsipër tratativën për blerjen e brazilianit. Mançester Siti kërkon ta shesë Robinjon, ndërkohë që Milani kërkon ta marrë një sezon në huazim për ta paguar shumën vitin e ardhshëm. Klubi kuqezi ka gati një kontratë 4 vjeçare, me një shumë prej 5 milionë eurosh në sezon për brazilianin, që bashkë me Paton dhe Ibrën, do të formonin një sulm ëndrrash te Milani.

“Kushedi, edhe mund ta marrim. Mendoj se do të blejmë edhe një tjetër kampion”, deklaroi Berluskoni për Robinjon. Siti kërkon 18 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa klubi italian ofron 15 milionë, plus bonueset e ndryshme. E ndërkohë, Milani ka arritur një akord me Juventusin për të dhënë në huazim me të drejtë blerjeje vitin tjetër Marko Borrielon, që duket se nuk hyn më në planet e kuqezinjve pas ardhjes së Ibrahimoviç. Juventusi është gati të japë 2 milionë euro për huazimin, ndërsa vitin e ardhshëm duhet ta blejë për shifrën e 13 milionë eurove. Në momentin që Borrielo do të kalojë tek Juventusi, Milani do të nënshkruajë me Robinjon.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›