Milani synon te thyeje tabune jashte
Ronaldinjo dhe Milani do te vizitojne Torinon me synimin per te fituar, per te mos u larguar nga kreu i Seria A. Asi brazilian shprehet se e viziton per here te pare qytetin ne fjale. "Kam nje kujtim te vecante nga vellai im i vogel, qe vinte per te dhene provime ne Torino dhe eshte qyteti i pare italian, per te cilin kam degjuar te flitet. Personalisht e vizitoj per here te pare kete qytet. Milani duhet te fitoje," - thote braziliani. Kuqezinjte, ne transferte, nuk luajne njelloj si ne "San Siro"? "Stadiumi ne Milano me duket si shtepia ime. Por, tani duhet te ndihmoj Milanin qe te fitoje edhe ndeshjet jashte fushes." Te gjithe shpresojne qe te rikthehet Ronaldinjo i vertete. "Edhe me Barcelonen kemi kaluar nje sezon te veshtire. Nese gjerat nuk shkojne mire duhet te kerkojme nje motiv. Gazetaret shkruajne shpesh gjera te paverteta, mbi mua dhe mbi jeten time private," - shprehet Ronaldinjo. "Nese gjerat nuk ecin mire, duhet kerkuar gjithmone nje motiv. Barcelona ka pasur nje ekip te madh, sikur ishte mire edhe kur loja shkonte keq."
Sot, Seria A
Bolonja - Palermo
Kievo - Siena
Lacio - Xhenoa
Lece - Roma
Napoli - Kaljari
Rexhina-Atalanta
Sampdoria - Katania
Torino - Milan
Sot, Seria A
Bolonja - Palermo
Kievo - Siena
Lacio - Xhenoa
Lece - Roma
Napoli - Kaljari
Rexhina-Atalanta
Sampdoria - Katania
Torino - Milan