E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo ne Durres, per t'i prishur festen Teutes

Kampionet ne fuqi, ne rast se munden ne Durres do te kalojne patjeter nje jave ku dominimin do ta bejne analizat. Priten madje edhe shkarkime ne radhet e stafit drejtues. Blute jane ne presion, sepse duhet te shmangin humbjen e dyte radhazi, pas disfates qe pesuan nje jave me pare ne Ballsh. Synohet me cdo kusht fitorja ndaj Teutes. "Jemi shkeputur disi nga kreu i klasifikimit," - thekson Elvin Sina, "por synojne te fitojme me Teuten, ne Durres. Nuk kemi mungesa dhe mund te perfitojne nga perplasja e kryesuesve ne kryeqytet, per te shpresuar se do te afrohemi serish, ne krye". Trajneri i Dinamos, Zlatko Dalic ka si detyre qe te arrije nje rezultat pozitiv ne Durres, me qellim qe te mos vihet ne diskutim objektivi i titullit kampion. Nga ana tjeter Teuta rikthehet qe te luaje ne "Niko Dovana". Deri tani "djemte e detit" kane luajtur ne Shijak, per shkak te rikonstruksionit te stadiumit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›