E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani triumfon 3-0 ndaj Napolit

Skuadra e Milanit ka shënuar fitore 3-0 kundër Napolit- njërit nga favoritët direkt për Scudetto, në takimin e zhvilluar të hënën mbrëma në San Siro.

Kuqezinjtë ishin më të mirë në gjysmën e parë të takimit duke krijuar raste, mirëpo skuadra mysafire tregoi një lojë solide, sidomos në mbrojte duke mos lejuar që të pranojë gol.

Mirëpo, porsa filloi gjysma e dytë, u akordua penallti në favor të kuqezinjve, pas prekjes së topit me dorë nga Salvatore Aronica, dhe i pagabueshëm nga pika e bardhë ishte Zlatan Ibrahimovic, i cili e kaloi skuadrën vendase në epërsi.

Milani dyfishoi epërsinë përmes Kevin-Prince Boateng (77’), i cili pranoi një pasim nga Alexandre Pato për të mposhtur portierin De Sanctis.

Pas një sulmi të shpejtë të vendasve, Alexandre Pato vulosi ndeshjen duke shënuar golin e tretë të kuqezinjve (79’).

Me këtë fitore, Milani forcohet në krye të tabelës me pesë pikë më shumë se Interi që mban vendin e dytë, dhe gjashtë më shumë se Napoli në vend të tretë.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›