Mancini, i pakënaqur me Balotellin

Roberto Mancini ka kritikuar paraqitjen e sulmuesit italian Mario Balotelli, pasi Manchester City nuk arriti më tepër se një barazim 1-1 me Fulhamin.
Balotelli kaloi Cityn në epërsi me një gol të bukur në pjesën e parë, por menaxheri ishte i pakënaqur me punën e tij të përgjithshme, derisa Damien Duff shënoi për rezultatin e barabartë.
“Nuk jam i kënaqur me Marion sepse e njoh atë shumë mirë. Ai shënoi një gol, por nuk jam i kënaqur sepse duhet të luajë më mirë. Pas golit ishin edhe 75 minuta lojë dhe ai duhet të angazhohet më tepër për ekipin dhe të mos humb topin në çdo duel. Ne nuk e mbajtëm topin dhe këtu qëndroi problemi. Për një sulmues është gjithmonë me rëndësi të shënojë, por edhe të luajë për ekipin. E njëjta vlen edhe për Carlos Tevezin dhe Edin Dzekon”, deklaroi Mancini.