E Diel, 1 Nëntor 2026

Milani vetem 1 pike me Katanian

Skuadra e Alegrit shfaqi mbreme te njejtat probleme si ne sfidat me Cezenen dhe Okserin. Problemet ne mbrojtje e ndeshkuan ne te paren mund te kishte ndodhur edhe ne mesjave kunder francezeve. E po ashtu edhe ne perballjen me sicilianet te cilet me pak me teper perqendrim mund te kishin dale me tri pike nga San Siro.

Pas disa perpjekjeve te pasuksesshme miqte nga jugu gjejne avantazhin ne minuten e 27-te me nje gol te cmendur te Kapuanos. Mbrojtesi leshoi nje silure me 110 km/ore nga rreth 35 metra pas se ciles Abiati nuk mundi vecse te nxjerre topin nga rrjeta. Pas golit Katania mund te kishte realizuar serish por Silvestre Pacienca dhe Rikiuti nuk u treguan te sakte para portes.

Nga fundi i 45-minuteshit te pare kuqezinjte e marrin veten e fillojne bejne gjera te mira. Perpjekjet e tyre u shpeblyen ne minuten e fundit kur Ronaldinjo gjen te vetem ne zone Inzagin te cilit si mbetet tjeter vecse te shtyje topin ne rrjete.

Pjesa e dyte ishte ne kontrollin e Milanit qe kerkon golin e fitores por nuk ka shkelqimin e duhur per ta gjetur. Kjo edhe fale nje mbrojtjeje monumentale te miqve nga Katania te cilet largohen nga Milano me nje gjysmefitore.

Milan 1 - 1 Katania Inzagi 45 / Kapuano 27

Milan 4-3-1-2 Abbiati 6 Bonera 55 Nesta 6 Thiago Silva 6 Antonini 6 Boateng 65 Pirlo 5 Seedorf 5 90 Gattuso Inzaghi 65 85 Oduamadi Ibrahimovic 6 Ronaldinho 6. Amelia Zambrotta Yepes Abate Papasthatopoulos. Trajner Allegri

Katania 4-3-1-2 Andujar 6 Potenza 6 83 Alvarez Silvestre 6 Spolli 6 Capuano 65 Biagianti 65 Izco 6 Carboni 6 75 Delvecchio 55 Ricchiuti 5 60 Ledesma 6 Lopez 65 Mascara 65. Campagnolo Terlizzi Gomez Antenucci. Trajner Giampaolo

Gjyqtar Morganti

Kartone te verdhe Boateng Pirlo M Biagianti Capuano C

2010-09-19 1133

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›