E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A java III Bogdani i jep fitoren Cezenes

Erjon Bogdani konfirmon momentin e mire qe po kalon me fanellen e Cezenes ne Serine A. Bomberi i perfaqesueses shqiptare ishte autori i golit qe i dha tri piket skuadres se sapongjitur ne eliten e futbollit italian ne minuten e 55-te te sfides perballe Leces. Cezena vazhdon paraqitjet e shkelqyera ne kete fillimsezoni duke e mbajtur zero numrin e humbjeve pas tre ndeshjeve te para dhe duke u ngjitur ne me kryeshtate pike aq sa Interi. Madje si e vetmja skuader qe ende nuk ka pesuar gol.

Nderkohe Roma nuk arriti te administroje epersine e dy golave ne Olimpiko perballe Bolonjes duke u ndeshkuar ne 13 minutat e fundit. Marko Borielo gjeti golin e pare verdhekuq ne minuten e tete e me pas Rubin dergoi gabimisht topin ne porten e vet duke thelluar avantazhin e kryeqytetasve. Por Marko Di Vaio ne minuten e 77-te dhe ne te 90-ten beri qe ekipi i Malezanit te dale me nje pike te arte nga sfida e veshtire me Romen.

Ne ndeshjet e tjera te Serise A Kievo kryesues i kampionatit pas dy javeve te para eshte mundur 1-0 ne fushen e vet nga Breshia. Fatin e takimit e vendosi goli i Diamantit ne minuten e 30-te. Nderkohe Bari-Kaljari perfundoi pa gola kurse Parma dhe Xhenova u ndane ne barazim 1-1. Golit te Luka Tonit ne minuten e 28-te me penallti iu pergjigj Kristian Zakardo ne te 72-ten. Ne mbremje do te luhet sfida e fundit e javes se trete te Serise A Sampdoria-Napoli.

Seria A java III
Te shtunen
Fiorentina 1 - 2 Lacio
Milan 1 - 1 Katania

Te dielen
Bari 0 - 0 Kaljari
Roma 2 - 2 Bolonja
Cezena 1 - 0 Lece
Kievo 0 - 1 Breshia
Parma 1 - 1 Xhenova
Udineze 0 - 4 Juventus
Palermo 1 - 2 Inter
Sampdoria - Napoli ora 2045

2010-09-19 1723

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›