E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premier Liga Arsenali e peson ne te 95-ten

Ka ndodhur gjithcka ne sfiden e djeshme per Arsenalin realizon nje gol te cuditshem me kapitenin Fabregas e humbet kete te fundit per shkak demtimi pas gjysme ore loje luan me dhjete lojtare per gati gjysmen e ndeshjes humbet nje penallti me Rosickin ne te 74-ten. E qershia mbi torte ne minuten e 95-te peson nga Darren Bent golin qe i heq dy pike nga duart.

Skuadra e Vengerit ishte fatlume ne minuten e 13-te kur nje top i larguar nga mbrojtesi Enton Ferdinand gjen kemben e Fabregasit dhe shnderrohet ne nje parabel te pakapshme per portierin e Sanderlendit i cili kishte dale nga porta. Por me pas fati i kthen shpinen Topcinjve te cilet ndeshkohen ne aksionin e fundit. Ne perpjekje per te larguar topin nga zona Klishi godet Koshielnin dhe topi shnderrohet ne asist per Darren Bent i cili dy hapa larg portes nuk e ka aspak te veshtire.

Nuk ka falur Totenhemi qe ne shtepi mposhti 3-1 Ulverhemptonin fale golave te Van der Vartit me penallti ne minuten e 77-te Pavlicenkos ne te 87-ten dhe Hatonit ne te 90-ten. Miqte kishin kaluar perpara me Flecerin ne minuten e fundit te pjeses se pare.

Ne ndeshjet e tjera te luajtura dje Uest Bromuici mposhti 3-1 Birmingamin kurse Evertoni u mund 1-0 ne fushen e vet nga Njukaselli. Ne barazim 1-1 perfunduan sfidat Blekbern-Fulhem Aston Vila-Bolton dhe Stoke Siti-Uest Hem. Sot eshte radha e Mancester Junajtid dhe Celsit qe do te luajne perkatesisht me Liverpulin dhe Blekpulin.

Sunderland v Arsenal
Uploaded by evolspeltz. - Check out more sports and extreme sports videos.
2010-09-19 1338

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›