E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani zëvendëson Pirlon me Fabregasin?

Mediat italiane besojnë se pas shitjes së superyllit Kaka, Milani do ta sakrifikojë edhe mesfushorin Andrea Pirlo për të zvogëluar faturat e larta të pagave, ndërkohë që vendin e tij spekulohet se mund ta zërë mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas.
Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, dëshiron në Stamfrod Bridge ish-lojtarin e tij, ndërsa Blutë janë të gatshëm të paguajnë 28 milionë euro për të fituar shërbimet e mesfushorit italian.
Nga ana tjetër, Arsenali kërkon 35 milionë euro për Fabregas, i cili nëse transferohet në San Siro pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›