Sacchi: Dua të drejtoj skuadrën e Romës

Trajneri i dikurshëm i Italisë dhe Milanit, Arrigo Sacchi, ka deklaruar se dëshiron t'i kthehet punës së trajnerit dhe ka caktuar Romën si skuadrën që pëlqen ta drejtojë. Rolin e fundit se trajner Sacchi e ka ushtruar në vitin 2001 kur udhëhiqte Parmën, ndërsa gjatë viteve 2004 dhe 2005 ishte drejtor i futbollit te Real Madridi. Pas punës me Los Blancos, 63-vjeçari ka punuar si analist i futbollit, ndërsa tani dëshiron të punojë sërish si trajner.
"Nëse do të kthehem, atëherë do të më pëlqente të udhëheq skuadrën e Romës. Mendoj se Roma është një skuadër e cila mund të japë shumë", ka thënë Sacchi për "Radio Radio".
"Nëse do të kthehem, atëherë do të më pëlqente të udhëheq skuadrën e Romës. Mendoj se Roma është një skuadër e cila mund të japë shumë", ka thënë Sacchi për "Radio Radio".