E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milanin barazon me Napolin, qendron pas Interit

Milani humbi shansin e madh per te marre kryesimin e Seria A, pas barazimit 1-1 qe shenoi ndaj ekipit te Napolit, ne ndeshjen e djeshme. Kuqezinjte e Karlo Ancelotit shenuan nje rezultat surprize ne "San Siro", kur i kishin te gjitha mundesite per te marre frenat e kampionatit. Interi ishte ndalur nje dite me pare nga Palermo, ne barazim 1-1, por pavaresisht hapit fals te Zikalterve, edhe skuadra e trajnerit Leonardo nuk ka shkuar me larg se nje barazim, ndaj Napolit. Napolitanet synonin nje vend ne Champions, ndaj edhe me Milanin ata u treguan agresive ne pjesen e pare te ndeshjes. Napoli krijoi raste te shumta per shenim, ne pjesen e pare te ndeshjes dhe realizoi golin e pare, ndaj Milanit. Kristian Abiati u mposht nga mbrojtesi Hugo Kampanjaro, i cili mori nje pasim te sakte nga ana e Lavexit, ne minuten e 13-te te ndeshjes. Por gezimi i Napolit zgjati shume pak. Braziliani i Milanit Ronaldinjo nuk mund te mos e festonte dot 30 vjetorin e lindjes, pa qene protagonist ne fushe. Braziliani dha nje pasim te sakte per Filipo Inzagin, i cili arriti te vinte ne baraz peshe gjithcka. Pas barazimit, Lonardo kerkoi fitoren nga skuadra e tij, por perpjekjet e Milanit deri ne fund te ndeshjes nuk u konkretizuan me golin e dyte dhe te triumfit, qe do te shoshte shume ne kete momente, ose me sakte kreu i Seria A. - "Ne dinim se ndeshja ndaj Napolit nuk do te ishte asnjehere e lehte," - theksoi Ronaldinjo pas barazimit 1-1. - "Ne jemi te lumtur me ecurine e deritanishme dhe shpresojme te vazhdojme me kete ritem deri ne fund te kampionatit. Milani krijoi raste te shumta ne kete ndeshje. Jemi duke menduar pozitivisht per te ardhmen dhe do te bejme te pamunduren, qe te arrijme objektivin," - shprehet Ronaldinjo. Skuadra e vendit te trete, Roma fitoi ndaj Udinezes te shtunen, me rezultatin 4-2 dhe me kete rezultat ka mundur te ngushtoje ne 4 pike distancen me vendin e pare, Interin. Milani do te vizitoje Parmen, qe barazoi 1-1 me Barin ne ndeshjen e djeshme. E katerta nga fundi, Lacio mori tre pike ndaj Kaljarit, me gola te Rokit dhe Flokarit dhe synon me kete fitore qe t'i shpetoje nje here e mire rrezikut te renies ne nje kategori me poshte. Atalanta u ngjit duke lene dy ekipe pas vetes, me fitoren e djeshme qe siguroi ndaj Livornos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›