Milano, Diskutohet krimi ekonomik dhe organizatat mafioze
10/02/2011 Seminar ndërkombëtar në Milano, në fokus puna e të miturve, pagesat, oraret, liria dhe siguria e punonjësve. Diskutohet krimi ekonomik dhe organizatat mafioze
Karvani Antimafia Milano,
“LIGJSHMËRIA E NDËRMARRJEVE TË PUNËS”
MILANO - Karvani Evropian për Ligjshmërinë zhvilloi seminarin e tij të radhës në ambientet e Regione Lombardia me rezidencë në Milano me temën “Ligjshmëria e ndërmarrjeve të punës” . Pjesëmarrësit në këtë seminar janë kryesisht partnerë nga shtetet Francë, Zvicër, Bosnjë, Serbi, Bullgari, Shqipëri e Maltë, të cilët do të realizojnë secili pjesën e vet të projektit në vendet e tyre dhe bashkërisht aktivitetet e planifikuara.
Seminari
Së bashku me Koordinatorin shqiptar të këtij Karvani z. Vladimir CELA ndoqa punimet e këtij seminari që me të vërtet më impresionoi për mënyrën e nivelin e organizimit. Seminari u hap me një përshëndetje nga Presidenti i Këshillit rajonal të Lombardisë Davide Boni, i cili mes të tjerave citoi: “Vlerësoj rëndësinë e Karvanit dhe garantoj në emër të autoriteteve të Regione Lombardisë me qendër në Milano mbështetjen e tyre për mbarëvajtjen e tij”. Më pas relatori Luigi Lusenti koordinator i projektit nga presidenca e Arçi-t Lombardisë. Në kumtesën e tij Lusenti bëri një përshkrim të ndërmarrjes së punës në raport me ligjshmërinë, ekzistencën, si dhe vuri theksin për vendosjen e standardeve evropiane të punës që vlerësojnë parametrat ligjor ku në vija të përgjithshme u fokusuan në këto pika.
1- Përjashtimin e punës së të miturve dhe punës së detyruar.
2- Zbatimi i orarit të punës në përputhje me ligjin.
3- Implementimi i një pagese dinjitoze për punonjësit.
4- Garantimin e lirisë së organizimit të sindikatave.
5- Garantimi i të drejtës së punëtorit për të qenë i mbrojtur nga kontrata kolektive.
6- Garantimi i sigurisë në vendin e punës.
7- Garantimi i kushteve të domosdoshme në vendin e punës,
8- Ndalimi i çdo lloj diskriminimi racor, seksual, fetar, e orientimi politik.
Fjalën e tij Luseni e mbylli me shprehjen: “Kultura e ndërmarrjes dhe kultura e ligjshmërisë sa vjen dhe bëhen me shumë sinonime.
Më tej seminari vijoj me punimet e prezantuara nga Alessandro Cobianchi që prezantoi në përgjithësi vijimin e projektit evropian për ligjshmërinë. Ombreta Ingrasci foli për prezencën mafioze në sistemin ekonomik. Duke prezantuar të dhënat e një studimi në kuadër të projektit të Karvanit antimafia citoi: “Në itinerarin Francë, Zvicër, Bullgari, Shqipëri, Serbi, Bosnjë, Itali e Maltë u evidentuan këto probleme.
a – Mungesa ose vështirësitë për marrjen e të dhënave për ndërmarrjet dhe krimin ekonomik.
b – Prania në të gjitha vendet e korrupsionit si krim ekonomik, i cili minon zhvillimin e territorit.
c – Mungesa e veprimtarive, iniciativave të informimit, sensibilizimit e parandalimit të paligjshmërisë në ndërmarrje. Pothuajse në të gjitha vendet evidentohet prezenca e infiltrimit të veprimeve mafioze në sistemin ekonomik.
Më pas referuan Ana Catasta, e cila foli për instrumentet dhe metodat që favorizojnë kulturën e ligjshmërisë në ndërmarrje. Ivan Ciçoni foli për normativat antimafie në kodin e prokurimeve publike, duke vënë theksin në aplikimin e kritereve që përjashtojnë pjesëmarrjen e konkurrentëve me bekgraund mafioz në prokurimet publike. Nikolas Giannakopulos solli eksperiencën zvicerane në implementimin e ligjshmërisë në ndërmarrje. Vështrimin kritik dhe praktika pozitive në sistemin bullgar i prezantoi gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese bullgare Almen Veselinov Kirov. Seanca e parë e këtij seminari u mbyll me fjalën e zotit Matteo Fornara, Drejtor i zyrës së shtypit të Komisionit Evropian në Milano. Ai parashtroi politika dhe direktiva komunitare në favor të ndërmarrjeve. Seanca e dytë e seminarit u zhvillua në pasditen e 7 shkurtit 2011 në të njëjtin ambient me titullin “Eksperienca pozitive në ndërmarrjet”, ku relatuan Emanuele Patti President i Arçi Milano, i cili ekspozoi eksperiencën në fushën sektorit të tretë (d.m.th. për shoqërinë civile). Më pas Lorenza Frigerio përfaqësuese e shoqatës “Libera” solli në seminar eksperiencën e kooperativave që punonin në pronat e konfiskuara të mafies në Sicili dhe pas saj Giuntolo Poleti President Lega Coop prezantoi eksperiencën pozitive në administratën publike. Më tej Carlo Spreafiuco, Këshilltar i zyrës së Presidentit të Këshillit të Regione Lombardisë foli për mbështetjen që do të kenë ndërmarrja dhe problemet që u ngritën në ditën e parë të seminarit. Po gjatë ditës së parë të seminarit u zhvilluan dy debate për temat dhe praktikat e prezantuara, si dhe u organizua një takim me gazetarët prezent. Konkluzionet e seminarit i bëri prezent Matia Palazzi, presidente e ARCI Lombardia. Seminari do të vijojë punimet e tij për disa ditë ku do të diskutohen realizimi i projekteve në të gjithë muajt e vitet në vazhdim.
Pak histori për Karvanin antimafia
U iniciua 2 vjet pas vrasjes së
gjykatësve Falcone e Borselino
Karvani antimafia zhvillohet që prej vitit 1994 i propozuar nga Arçi Sicilia.
Slogani i tij: “Na pëlqen të udhëtojmë, të shikojmë, të zbulojmë, për këtë kemi filluar një udhëtim pasionant dhe të rrezikshëm, të vështirë, por entuziast, një udhëtim drejt hipotezave të reja të ekzistencës, një udhëtim që mund tu japë ideve, fjalëve, gjesteve Liri”.
Karvani antimafia u iniciua dy vjet mbas vrasjes tragjike të dy gjykatësve Falcone e Borselino, vrasje në Sicili, të cilat tronditën ndërgjegjen e italianeve e te gjithë botës dhe krijuan një front të fortë antimafia. Në vitet në vazhdim Karvani antimafia u shndërrua nga një event rajonal në një event kombëtar italian. Karvani antimafia është një itinerar që ka për qëllim jo vetëm të kundërshtojë mafien, pushtetin kriminal dhe aktivitetin ilegal, por të kontribuojë për të krijuar më shumë drejtësi, më shumë ligjshmëri, për të mbrojtur dhe garantuar ata që kanë pësuar padrejtësi të ndryshme. Karvani antimafia me objektivat e tij ka vënë në lëvizje politika të ndryshme për përdorim me qëllim social të pronave të konfiskuara, shitjet e produkteve të kooperativave që administrojnë këto prona, edukimin e ligjshmërisë në brezat e rinj, për mbështetjen e viktimave të shfrytëzuara, të grabitura, për luftën ndaj korrupsionit, për transparencën e administrimit të asaj që është publike, për pjesëmarrjen aktive të qytetarëve, si dhe për mbrojtjen e shtetit të së drejtës. Karvani Evropian ka si qëllim krijimin e një rrjeti evropian për shkëmbim eksperience, politikash, metodash pune, si dhe ndërgjegjësimin e njerëzve. Në Karvanin Evropian për vitin 2011 parashikohen organizimi i tre seminareve në Bari, Milano, Livorno, si dhe një itinerar lëvizjesh në Itali, Francë, Zvicër, Bosnjë, Serbi, Bullgari, Shqipëri e Maltë. Gjithashtu në verën e vitit 2011 do të organizohen kampe i pune në Sicili dhe për herë të parë do të marrin pjesë të rinj nga vendet partnere. Karvani do të mblidhet në një takim final në Bruksel ku do të bëhen prezent rezultatet e arritura gjatë kësaj periudhe.
Arçi, prej dekadash në shërbim
Të panumërt aktivitetet për edukim,
kërkim dhe veprimtari sociale
Organizata e themeluar në vitin 1957 është një nga organizatat më të mëdha, e cila ka 14 komitete rajonale, 103 komitete provinciale, 5400 qendra kulturore me mbi një milion anëtarë. Organizata u krijua me një sërë objektivash: “Promovimi dhe zhvillimi i veprimtarive shoqërizuese, kohezioni social, edukimi dhe kërkimi. Në gjirin e Arçit punon edhe fituesi i çmimit “Nobel”, Dario Fo (shkrimtar që banon në Milano). Janë të panumërt aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare, janë të panumërt partnerët e Arçi-t. Ka një kurrikulum të pasur në zhvillimin e projekteve ndërkombëtare si në Palestinë, vendet e Ballkanit, Kubë, Mozambik, Shqipëri dhe Afrikën e Veriut. Arçi është iniciatori i organizimit të konventave evropiane për ligjshmërinë së bashku me partnerët evropian si Libera, AVVISO PUBBLICO, CDIE (Centro di Iniziativa Europeo) Festival Mediterraneo, Fokus Fondation, OCO (Observatori i Krimit të Organizuar) në Gjenevë, si dhe një numër i madh i organizatave jo fitimprurëse në Ballkan e Evropë.
Udhëtimi drejt Italisë...
Udhëtimi im drejt shtetit përtej Adriatikut në javën e dytë të muajt shkurt 2011 erdhi pas një ftese tashmë të përsëritur që më bëri Arçi me qendër në Milano, për të marrë pjesë në seminarin: “Karvani Evropë për Ligjshmërinë”. Udhëtimi i së dielës të gjashtë shkurtit ishte vërtet i bukur, në atë ditë me diell dhe kohë të kthjelltë. Ndjesia që të krijon ngritja e avionit në ajër drejt qiellit blu, brenda së cilës janë edhe pamjet mahnitëse duke kaluar në revistë dy shtetet në fjalë dhe Adriatikun të çojnë nga ana tjetër tej mendimin, ndërshekuj. Duket qartë se dy shtetet kanë miqësi ndërshekuj. Dikur të rinjtë shqiptar persekutoheshin kur autoritete diktatoriale e gjenin duke bërë antena artizanale për të parë sport, filma, e dëgjuar muzikë, ndërsa sot me mijëra të rinj shqiptar janë integruar në jetën italiane dhe së bashku me ta punojnë për ndërtimin e një jete moderne dhe të përsosur në hapësirat e saj. Kushdo që shkon në Milano nuk mundet të ikin pa parë nga afër Duomon e famshme një nga mrekullitë botërore, si dhe harkun e Luigji II-të.