E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milano: Vdes aksidentalisht në vendin e punës 36-vjeçari shqiptar

Një aksident në punë, në Cernusco sul Naviglio, komunë pranë Milanos, i ka marrë jetën një emigranti shqiptar 36 vjeç. Rreth orës 10:30, në një kantier ndërtimi në rrugën Baracca, struktura metalike e skelës është shkëputur nga muri e është shembur duke marrë me vete edhe 36-vjeçarin që ishte mbi të, i cili po suvatonte në pesë metra lartësi.

Sipas informacioneve të para nga ekipi mjekësor që ka shkuar në vendngjarje, punëtori ka vdekur menjëherë, citon portali Shqiptari i Italise. Agjentët e policisë lokale dhe personeli i ASL-it të zonës po punojnë për zbardhjen e a shkaqeve të shembjes së strukturës dhe për verifikimin e respektimit të normave të sigurisë në punë në kantier./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›