Durrës: Maskat grabitin pikën e këmbimit valutor

Disa persona të armatosur kanë grabitur një pikë këmbimi valutor sot në qytetin e Durrësit. Mësohet se grabitësit kanë plagosur pronarin e pikës, i cili i bëri rezistencë grabitjes.Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 të ditës së sotme në një moment kur rreth pikës së këmbimit valutor kishte shumë njerëz, transmeton Shekulli online.
Burime nga policia bëjnë me dije se në momentin e grabitjes, në pikën e këmbimit ndodheshin, Avdi Malo dhe i biri, Dino Malo. Mësohet se grabitësit, të cilët ishin të maskuar, u përleshën me dy kambistët e për pasojë mbeti i plagosur, Avdi Malo.
Policia mbërriti në vendngjarje, por grabitësit ishin larguar. Sipas uniformave blu, janë ngritur postblloqe në të gjithë zonën për ndalimin e grabitësve./Indeksonline/