Rusi: Një grua arrestohet për vrasjen e avokatit amerikan

Një grua është arrestuar në Moskë, nën dyshimet për vrasjen e një avokati amerikan, duke i dhënë atij mbidozë droge.
Zyrtarët për sundimin e ligjit kanë thënë se e dyshuara ka helmuar viktimën duke përdorur “ilaçe me një efekt të fuqishëm të përgjumjes”, për ta nxjerrë jashtë banesës dhe për të vjedhur më pas banesën e tij.
Njujorkezi 42-vjeçar ka qenë në udhëtim zyrtar në Rusi dhe është gjetur i vdekur në aparatament, disa ditë më parë.
E dyshuara 34 vjeçe është arrestuar në një klub nate, më 24 maj.
Hetuesit fillimisht kanë thënë se avokati ka vdekur nga shkaqet natyrore, por testet mjeko-ligjore kanë treguar se ai është helmuar./Indeksonline./