E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesic: Vendimi i GJND vetëm këshilldhënës

 

IZMIR- Nga Izmiri Turqisë Presidenti i Kroacisë Stipe Mesic deklaroi se çfarëdo vendimi, që merr Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, ai do jetë vetëm këshilldhënës.
Mesic bëri këto komente pas takimit të përbashkët me presidentin e Malit të Zi Filip Vujanovic atë të Bosnjes Haris Silajxhiq dhe me ish-presidentin turk Sulejman Demirel, në Izmir të Turqisë, ku është biseduar për situatën në Bosnjë, Serbi dhe Kosovë.
Duke folur për Kosovën, Demirel dhe Mesic janë pajtuar se Beogradi dhe Prishtina duhet t'i përshtaten realitetit të ri, që është krijuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

(s.g/Europaelire/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›