Mile: Më pëlqen të drejtoj Teutën

Kristaq Mile, trajneri që arriti të shpëtojë Teutën nga rënia në Kategorinë e Parë, pohoi se i pëlqen ta drejtojë sërish skuadrën durrsake dhe për sezonin e ri.
Beratasi Mile, i cili pati dhe ndihmën e të birit, sulmuesit Vangjel Mile, të huazuar nga Dinamo, ishte trajneri i tretë sezonal i Teutës, pas dorëheqjeve të Hysen Dedjes dhe Gentian Begesë.
Në fakt, media ka përmendur emrat e Sulejman Starovës dhe Mirel Josës si kandidatë të mundshëm.