Mikel Spaho, provë në Hungari

Portieri i Lushnjës, Mikel Spaho, do të kryejë një testim në një nga klubet hungareze të futbollit. Lajmi jepet nga gazeta sportive "Sport Ekspres". 26-vjecari pohoi se ndihet në formë, ndërkohë që ka nisur procedurat për pajisjen me vizën hungareze.