E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miletic, në krye të Këshillit për Komunitete

Petar Miletic nga Partia Liberale Serbe, u zgjodh kryetar i Këshillit Konsultativ për Komunitete për një periudhë një vjeçare.

Miletic tha se para Këshillit “ka shumë punë në mbrojtjen e interesave të komuniteteve, që nganjëherë nuk janë të përfaqësuara mirë”.

Ai shtoi se Këshilli është vendi ku mund të shtrohen problemet dhe “së bashku me institucionet e Kosovës t’i zgjidhim ato”.

Petar Miletic është deputet në Kuvendin e Kosovës, përkatësisht shef i Grupit Parlamentar të Partisë Liberale Serbe. Këshilli Konsultativ për Komunitete, në mbledhjen e sotme me votim të fshehtë ka zgjedhur edhe dy zëvendës kryesues.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›