Strategjia për veriun, përkrahje ndërkombëtare

Kryeministri Hashim Thaçi, në takimin e Këshillit të Sigurisë të Kosovës, tha sot se Strategjia gjithpërfshirëse për integrimin e veriut e ka fituar përkrahjen e plotë nga të gjithë faktorët relevantë të sigurisë, vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe i tërë spektri politik.
Ai ka shtuar se zërat që e kundërshtojnë këtë strategji janë kryesisht të izoluar, që vijnë nga elemente të njohura destruktive dhe pa alternativë prosperuese për qytetarët e asaj pjese.
Thaçi i njoftuar anëtarët e Këshillit të Sigurisë për hapat konkretë që i ka ndërmarrë qeveria në funksionalizimin e grupeve punuese në kuadër të procesit për implementimin e strategjisë. Ai ka theksuar me këtë rast se Strategjia për integrimin e veriut është në përputhje të plotë me Projekt-strategjinë e Sigurisë Nacionale, e cila parasheh integrimin e komuniteteve në shoqëri
Në mbledhje është diskutuar për gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë, për prioritetet e Këshillit të Sigurisë të Kosovës, si dhe për çështje të tjera, bëhet e ditur në një komunikatë shtypi të lëshuar pas takimit nga Zyra e Kryeministrit.
Thaçi ka theksuar në takim se gjendja e sigurisë në vend është e qetë dhe stabile, me përjashtim të disa incidenteve që synuan destabilizimin e vendit, të cilat siç theksoi kryeministri Thaçi kanë mbetur të izoluara dhe pa ndonjë ndikim në sigurinë e shtetit.
Kryeministri Thaçi, duke folur për gjendjen e sigurisë në vend në periudhën që nga takimi i fundit i Këshillit të Sigurisë, theksoi shembullin e suksesit të organizimit të zgjedhjeve komunale.
“Mbajtja e zgjedhjeve të lira, demokratike dhe fer, në frymën e tolerancës, për herë të parë në shtetin e Kosovës, me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve, me theks të veçanntë të komunitetit serb, zgjedhje këto të organizuara suksesshëm nga institucionet e Republikës së Kosovës, dëshmon më së miri përkushtimin tonë të plotë për ruajtjen e sigurisë së vendit”, u shpreh ai.
Në takimin e Këshillit të Sigurisë të Kosovës është diskutuar edhe lidhur me draftin përfundimtar të Projektstrategjisë së Sigurisë të Kosovës. Ky draft pritet të merr formën përfundimtare në ditët në vijim dhe të dërgohet në qeveri dhe në kuvend për aprovim.